DOKTORESHA DHE MINISTRIA E KOTËSISË

Publikuar tek: pa-stres, më 08:04 04-09-2019 DOKTORESHA DHE MINISTRIA E KOTËSISË

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali"

 

Ka më pak se një javë ditë, që në rrjet ka qarkulluar reagimi i një mjekeje, arritjet e së cilës, ministria e kotësisë, i kishte përdorur si histori suksesi pa lejen e saj!

Doktoresha ka reaguar siç e ka ndjerë e menduar dhe kjo është mëse e ligjshme!

Ministria e Kotësisë është krijuar nga "rilindasit" për tre qëllime:

  1. "T'kapin ça t' kapin" duke përfituar nga malli i emigrantëve për vendlindjen.
  2. Ta përdorin për propagandë me qëllim votat e emigrantëve dhe të afërmve të tyre.
  3. T'i gjejnë një vend Pandi Majkos, sepse përfaqëson një kategori bezdisëse në PS.

Kjo e treta mund të ishte edhe në vend të parë.

Shoku Majko është më tepër sesa një histori suksesi në Partinë Socialiste.  

Për shumë, ai është një "gjysmëshenjtor"

Nga të teseruarit e orëve të para.

I përkëdhelur nga shefat dhe i respektuar nga kolegët.

Gojëmjaltë me popullin por edhe direkt e i ashpër në kritika brenda Partisë.

Zoti kishte një plan interesant për të, kur e bëri Kryeministër të Shqipërisë në moshën 30 vjeçare në një moment delikat të historisë kombëtare.

Kryeminisytër e bëri Amerika ("de facto" Zoti i kësaj toke!)

Atyre u duhej një si Majko dhe e gjetën. Amerika gjithnjë e gjen atë që do!

I gjendur në vendin e duhur në kohën e duhur, si një figurë mbarëkombëtare e sprovuar në kohë bombardimesh të Natos, Majko i zhyti popullit të tij një taksë interesante që sot mban emrin e tij. Populli e mbajti taksën dhe e fali Majkon. Një popull tjetër, mbase nuk do t'ia kishte falur!

Le të kthehemi për pak tek doktoresha.

Duhet ta pranojmë se atë e njohim më pak se shokun Majko.

Nga çfarë lexojmë në rrjet, është pozicionuar mirë në sistemin shëndetësor gjerman. Kjo do të thotë se është e aftë. Mëkat! Meqë e filluam ne "investimin" tek ajo, mund ta kishim përdorur për të mirën e njerëzve tanë; e përdorin dhe e shpërblejnë gjermanët për të vetët!

"Është shkolluar në Shqipëri me para nga taksat tona!", hidhen disa!

E vërtetë, por:

  1. Edhe prindërit e saj me siguri kanë paguar taksa.
  2. Kur ajo ka filluar studimet, ka menduar për të shërbyer në vendin e vet. (semi cit.)
  3. Shteti nuk i ofroi asaj diçka më të mirë sesa Gjermania që ajo të kthehej.

Pra kemi të bëjmë me dy histori suksesi, të dyja personale:

  • Historia e doktoreshës në fjalë; histori e ndërtuar mbi libra dhe salla leksionesh, me netë pa gjumë përpara provimeve, me sakrifica të panumërta prindërish, me luftë e përpjekje me të tutë e me të huajt! Një individ për të cilën ne nuk kemi asnjë detyrim që të ndjehemi krenarë, as ajo nuk e do këtë, i mjafton krenaria e vet për vetveten! A është model për t'u marrë shembull nga të rinjtë? Mendoj po!
  • Historia e suksesit të shokut Majko; histori e ndërtuar në luftëra dhe intriga politike, në karrige sekretari, deputeti e ministri, paksa i përkëdhelur nga fati! A duhet të ndjehemi krenarë për arritjet e shokut Majko?! Unë për vete, jo.

Eh ç'vete! Duhet të ndodhte kjo "përplasje historish suksesi në facebook" që të rikujtonim ekzistencën e shokut Majko dhe ministrisë së tij të kotësisë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NGA 'BURË' NË 'SHOQE' NË TRE HAPA!
»
Article Logic
Execution time: 0.0073659420013428
array(1) { ["section"]=> string(42) "doktoresha-dhe-ministria-e-kotesise-177250" }