Dokumentari më i ri i NETFLIX bën 'zbulimin bombë': Bill Clinton është parë me Jeffrey Epstein në 'ishullin e pedofilëve'

Publikuar tek: bota, më 18:00 25-05-2020 Dokumentari më i ri i NETFLIX bën 'zbulimin bombë': Bill Clinton është parë me Jeffrey Epstein në 'ishullin e pedofilëve'

Dokumentari më i ri i NETFLIX, pretendon se ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton, ka qenë së bashku me Jeffrey Epstein në të ashtuquajturin 'ishulli i pedofilëve'. Në seritë e dokumentarit 'Filthy Rich' pretendohet se Clinton është parë i ulur me Epstein në ishullin privat të Shën Xhejms i Vogël, në Karaibe.

Steve Scully, tashmë 70 vjeç, personi përgjegjës për telefonatat dhe internetin në ishull, thotë për NETFLIX se ai ka parë Clintonin dhe Epstein të ulur në zonën e hyrjes së vilës në ishullin luksoz. "Në atë kohë, nuk kishte të ftuar të tjerë", thotë ai.

Ai gjithashtu pretendon se dikur pa një mysafir tjetër të Epsteinit në ishull; një mashkull plotësisht i zhveshur i rrethuar nga tre vajza topless, si dhe kujton se ka parë edhe "njerëz të rëndësishëm" të tjerë që vinin dhe iknin nga Shën Saint James.

Scully tha se "Epstein ishte një burrë i cili e fshehu mirë devijancën e tij, mirëpo në të vërtetë nuk e fshehu dhe aq mirë". Zyra e Z. Klinton ka thënë më parë se Presidenti nuk dinte "asgjë për krimet e tmerrshme" të bëra nga Epstein.

Saint James dyshohet të ketë qenë lokacioni i disa abuzimeve seksuale të kryera nga trafikanti i dyshuar i seksit. Ishte rezidenca kryesore e manjatit dhe ishte një oaz privat me siguri të lartë që pretendohej të kishte struktura nëntokësore, dhoma masazhesh, dyer false dhe një tempull misterioz.

Nuk ka asnjë provë që tregon që Z. Klinton është i lidhur me hetimin që po bëhet ndaj abuzimeve seksuale në këtë ishull. Shfaqja e Netflix 'Filthy Rich' fillon të ekspozojë sesi keqbërësi seksual multi-milioner Epstein përdori pasurinë dhe fuqinë e tij për të kryer një fushatë keqtrajtuese dhe abuzimit.

Epstein, 66 vjeç, u vetëvar në një burg të Nju Jorkut ndërsa po priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual gushtin e kaluar. Prokurorët thanë se ai grumbulloi shumë vajza të reja, 14-vjeçare, të cilat josheshin dhe abuzoheshin në shtëpinë e tij. Epstein ka qenë i lidhur me një numër njerëzish të pasur dhe të fuqishëm në të gjithë botën.

jefrre.PNG

Virginia Gueffre, e cila ka pohuar se dikur ishte një "skllave seksi" adoleshentja që tronditi globin, gjithashtu pretendon se Z. Klinton ishte parë në ishullin famëkeq. Ajo lëshoi ​​një dorëshkrim vetëm disa orë para vetëvrasjes së Epstein në burg. Në deklaratën e saj ajo pretendoi se Z. Klinton u bashkua me të për darkë. Virginia pretendoi se mbrëmja përfundoi "duke shëtitur në errësirë ​​me dy vajza të bukura".

Zyra e Z. Klinton ka pranuar më herët se ai zhvilloi katër udhëtime me aeroplanin privat të Epsteinit, të quajtur Lolita Express, por me të shkoi në Evropë, në Azi dhe në Afrikë. Shkrimet e marra nga Fox News tregojnë se Klinton zhvilloi të paktën 26 udhëtime në Boeing 727 të Epsteinit nga 2001 deri në 2003.

clinton.PNG

Seria dokumentare me katër pjesë Filthy Rich do të dalë në Netflix më 27 maj.

dok.PNG

Burimi: The Sun, përktheu dhe përshtati newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099167823791504
array(1) { ["section"]=> string(123) "dokumentari-me-i-ri-i-netflix-ben-zbulimin-bombe-bill-clinton-eshte-pare-me-jeffrey-epstein-ne-ishullin-e-pedofileve-207764" }