DOKUMENTI/ Basha të hënën në Prokurorinë e Tiranës, tre prokurorë lëshojnë urdhër për ta marrë të pandehur (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 21:30 14-06-2019 DOKUMENTI/ Basha të hënën në Prokurorinë e Tiranës, tre prokurorë lëshojnë urdhër për ta marrë të pandehur (FOTO)

Kreu i PD Lulzim Basha është thirrur të hënën nga Prokuroria e Tiranës për tu njohur me akuzën për pastrim parash në Amerikë.

Sipas dokumentit të Prokurorisë, të siguruar nga newsbomb.al, Basha është thirrur nga tre prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj në lidhje me procedimin penal numër 645 të vitit 2018 pasi në përfundim të veprimeve hetimore është konstatuar se janë kryer elementë të veprës penale nga shtetasi Lulzim Basha.

Në udhrin e Prokurorisë së Tiranës, të datës 12.06.2019, thuhet se paraqitja e kreut të PD kërkohet që ai të njoftohet për akuzën që rëndon ndaj tij dhe më pas të merrret si i pandehur.

Në fund të dokumentit të lëshuar nga tre prokurorët, theksohet se Basha duhet të paraqitet pranë organit të akuzës në datë 17.06.2019 dhe në rast të mosparaqitjes pa pasur pengesë të ligjshme, urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.

Dokumenti:

62652314_433575907437361_6217916921417826304_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022264003753662
array(1) { ["section"]=> string(116) "dokumenti-basha-te-henen-ne-prokurorine-e-tiranes-tre-prokurore-leshojne-urdher-per-ta-marre-te-pandehur-foto-168268" }