Dokumenti i dëbimit të Valdrin Pjetrit, reagon Astrit Patozi: Vërtetoi se qeverisja e 'Rilindjes' ka degraduar

Publikuar tek: politike, më 14:21 13-08-2019 Dokumenti i dëbimit të Valdrin Pjetrit, reagon Astrit Patozi: Vërtetoi se qeverisja e 'Rilindjes' ka degraduar

Kreu i Bindjes Demokratike ka reaguar pas publikimit të dokumentave nga PD, ku thuhej se kryebashkiaku i ri i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar dhe është dëbuar në Itali.

Në një postim në Facebook, Astrit Patozi deklaron se "rasti i Shkodrës i shërben për të kuptuar se qeverisja e "Rilindjes" ka degraduar aq shumë, sa ajo mund të rrëzohet e të humbasë edhe aty ku kandidon e vetme".

Patozi thotë se opozita joparlamentare nuk duhet të gëzojë se ka frikë nga zgjedhjet dhe ata që duhet të gëzojnë janë ata që luftojnë me votë.

Reagimi i plotë i Patozit:

"RILINDJA" HUMBET EDHE KUR KANDIDON E VETME

Rasti i Shkodrës na shërben për të kuptuar se qeverisja e "Rilindjes" ka degraduar aq shumë, sa ajo mund të rrëzohet e të humbasë edhe aty ku kandidon e vetme.

Por kjo nuk është një arsye që mund t'i gëzojë ata që kanë frikë nga zgjedhjet. Sepse që atyre t'u vijë radha për të fituar, duhet të presin shekuj ose ajo ditë mund të mos vijë kurrë.

Ndërkohë, ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata opozitarë, që besojnë dhe luftojnë për ta larguar me votë këtë qeveri të korruptuar, në rastin e parë që u del përpara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011408090591431
array(1) { ["section"]=> string(113) "dokumenti-i-debimit-te-valdrin-pjetrit-reagon-astrit-patozi-vertetoi-se-qeverisja-e-rilindjes-ka-degraduar-175210" }