DOKUMENTI/ Kush është gruaja që NJERIU I MILIARDAVE ia delegon të gjitha veprimtaritë si ORTAKE

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 03-03-2018 DOKUMENTI/ Kush është gruaja që NJERIU I MILIARDAVE ia delegon të gjitha veprimtaritë si ORTAKE

Klodian Zoto, i cilësuar ndryshe si “njeriu i miliardave” dhe një nga më të akuzuarit e opozitës si përfitues i tenderave me shuma të majme miliona euroshe, ia delegon veprimtarinë e tij një gruaje.

Bëhet fjalë për Denisa Tollkuçin, një emër në fakt aspak i lakuar në bizneset që Zoto posedon por edhe në fushën e biznesit gjithashtu. Është pikërisht Partia Demokratike ajo e cila publikon dokumentin autorizues lëshuar nga ana e pronarit të inceneratorëve të mbetjeve ndërsa thotë se shqetësimi i saj është “pirueta e radhës” e Klodian Zotos përmes kësaj lëvizjeje.

“Shoqëria “Integrated Technology Service” shpk, me ortak të vetëm dhe administrator Klodian Zoton, ështe shoqëria ortake e shoqërisë koncesionare për realizimin e inceneratorit të Fierit dhe njëkohësisht të Tiranës.

E megjithë këto kontrata të majme dhe zgjerim veprimtarie në fusha të pashkelura më pare (Zoto përvojë të tijën ka vjedhjen e impulseve telefonike), me një prokurë të përgjithshme ia delegon të gjithë veprimtarinë e tij, si ortak dhe administrator, një zonje, pa lidhje më pare me shoqërinë e tij, të paktën në pamje të pare. Cdo gjë që ka lidhje me shoqërinë, ia ka deleguar këtij personi, madje edhe veprimet me bankat.

Përtej cirkut dhe shkeljes së legjislacionit të shoqërive tregtare, dhe shumë kungujve nën sqetullën e Zotos, shqetësimi ynë lidhet me tepër me piruetën e radhës së Klodianit të Benit, që pritet të shohim”, thotë në një deklaratë zyrtare nga Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe transparencë në PD.

klodian.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e dyfishtë në Vlorë, i dashuri merr përsipër krimin: Nuk takoja dot Hysnijen
Trondit studiuesi dhe eksperti i kriminalistikës: Grupet shqiptare kanë parcela droge në Amerikën Latine! Nuk janë kapur kokat »
Article Logic
Execution time: 0.010188817977905
array(1) { ["section"]=> string(101) "dokumenti-kush-eshte-gruaja-qe-njeriu-i-miliardave-ia-delegon-te-gjitha-veprimtarite-si-ortake-112067" }