DOKUMENTI për kokainën, reagon Berisha: Ramës i bie maska me të cilen mbulonte veten dhe…

Publikuar tek: politike, më 23:03 03-03-2018 DOKUMENTI për kokainën, reagon Berisha: Ramës i bie maska me të cilen mbulonte veten dhe…

Gazetari investigativ Artan Çani, publikoi dokumentin e rëndësishëm, që tregon se sekuestrimi i kokainës në Durrës është sinjalizuar nga DEA.

Pas publikimit të dokumentit, ish-kryeministri Berisha është shprehur se ky dokument dëshmon dhe njëherë se jo hetimi dhe identifikimi i klanit politik të drogës.

“Ramës i bie maska me të cilën mbulonte veten dhe Olsin e tij si klani politik i 613 kg i kokainës që u zbulua ne Durrës”- shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

Botohet dokumenti qe iu dorezua nga Guardia di Finanzia prokurorise shqiptare.

Te dashur miq, pas njoftimit zyrtar te Marines Kolumbiane, se kishte njoftuar policine shqiptare per konteinerin e droges qe u nis nga Kolumbia per firmen Arbri Garden ne Shqiperi, gazetari Artur Çani parqet dokumentin per konteinerin e droges qe Guardia di Financia, e cila shoqeroi dhe fizikisht kete konteiner pasi u hap ne Livorno, per ne Malte dhe pastaj ne Shqiperi, i dorezoi prokurorise shqiptare.

Ky dokument deshmon dhe nje here se jo hetimi dhe identifikimi i klanit politik te droges Edi dhe Olsi Rama, por e kunderta ishte qellimi i veprimeve te policise shqiptare dhe e deklaratave te mashtrimit te publikut nga vet Edi Rama, narkopolicia, narkoministri Xhafa dhe narkodoganat e tij, sipas te cilave operacioni i policise u krye vetem nga policia dhe doganat shqiptare pa bashkepunim me partneret.

Fshehja e njoftimeve dhe kesaj deklarate kishin si qellim kryesor justifikim e prishjes se hetimeve dhe mbrojtjen e klanit politik prites te droges, qe tashme del e qarte se ishte Edi dhe Olsi Rama.

Ne driten e ketyre dokumentave te duket se Rama me deklaratat e tij iu thoshte shqiptareve dhe botes “mos kujtoni se droga ishte imja dhe Olsit tim"! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011328935623169
array(1) { ["section"]=> string(93) "dokumenti-per-kokainen-reagon-berisha-rames-i-bie-maska-me-te-cilen-mbulonte-veten-dhe-112116" }