Dokumenti sekret i Policisë: Deputeti Frroku fshehu në makinën e tij trafikantin e drogës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:16 16-03-2015 Dokumenti sekret i Policisë: Deputeti Frroku fshehu në makinën e tij trafikantin e drogës

Një dokument sekret i Policisë së Shtetit vërteton se deputeti Mark Frroku ka strehur në makinën e tij një person të shumë kërkuar nga policia si i dyshuar si organizator i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ky është Bardhok Planaj, personi i shpallur në kërkim i dyshuar si kreu i trafikut të drogës gjatë aksionit të njohur si operacioni i “Vilunit”, i cili ka shpëtuar arrestit të policisë mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku.

Në procesverbalin që ABC NEËS ka siguruar duket qartë se grupi i operacioneve special në policinë e shtetit me autorizim të prokurorisë së krimeve të rënda po vëzhgonte prej kohësh të dyshuarin Planaj. Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit, thuhet se Planaj gjatë gjithë ditës së 1 tetorit 2014 ishte në vëzhgim, ku përshkruhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet qe ka frekuentuar. Vetëm në darkë, referuar këtij procesverbali i dyshuari me makinën e deputetit është afruar në lokalin Antika.

Rreth orës 1 pas mesanate të datës 2 tetor, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda.

" ...Reth dy minuta automjeti ka qëndruar pa lëvizur dhe dyert janë konstatuar nga ana jonë të mbyllura, më pas nga pjesa e pasme e automjetit është ulur xhami i krahut të pasagjerit dhe një person rreth moshës 40- 45 vjeç i veshur me kostum ngjyrë blu e errët është prezantuar si deputet i parlamentit të Shqipërisë me emrin Mark Frroku, pas kontaktit vizual i njohur nga ana jonë, ai gjithashtu ka sqaruar shprehimisht ndër te tjera se: Automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time", shkruhet në procesverbalin e policies.

Nga ana e policisë i është bërë e ditur deputetit Frroku se personi që ndodhet në makinë duhet të shoqërohet në drejtorin e policisë. Por pas kundërshtisë së deputetit Frroku, agjentët e vëzhgimit kanë komunikuar me specialistin e sektorit për narkotiket e trafiqet kryekomisar Florjan Pema duke vënë në dijeni për kundërthimin e deputetit Frroku.

I gjithë ky debat ka zgjatur për më shumë se 20 minuta dhe më pas agjentët janë larguar duke lënë të lirë Bardhok Planaj, i cili qe prej asaj dite rezulton në kërkim në pikat e kalimit kufitar.

Policia e ka mbajtur të fshehur këtë ngjarje dhe vet deputeti Frroku në deklaratat e tij në media, ka mohuar te jete ndaluar ndonjehere nga policia. Referuar hetimeve të prokurorisë për krime të rënda, për operacionin e Vilunit janë arrestuar 7 persona dhe është bllokuar një skaf me rreth 800 kg hashash nga policia malazeze pas njoftimit nga pala shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elbasan/ Ndahen 550 leje legalizimi, Lame: Zgjidhje për zonat e ndotura dhe zonat e mbrojtura
Personi që kërcënoi se do të hidhej nga kati i 8, kërkonte të bëhej i njohur për të ndihmuar shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.013483047485352
array(1) { ["section"]=> string(93) "dokumenti-sekret-i-policise-deputeti-frroku-fshehu-ne-makinen-e-tij-trafikantin-e-droges-6100" }