DOKUMENTI - Ylli Ndroqi e ka blerë Tv Ora nga një 18-vjeçare në 2007, për 25 milionë lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:51 05-08-2020 DOKUMENTI - Ylli Ndroqi e ka blerë Tv Ora nga një 18-vjeçare në 2007, për 25 milionë lekë Alban Qafa

SPAK kërkoi pardje sekuestrimin e pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi, duke pretenduar se nuk justifikon të ardhurat për blerjen e Tv Ora në vitin 2007.

Ndërkaq avokati i tij Alban Qafa publikoi disa dokumente ku tregohet se televizioni i është blerë shtetases Ilda Prifti, në atë kohë 18 vjeçe.

Kontrata e blerjes është firmosur me 12 nëntor të 2007, për vlerën e 25 milion lekëve.

Alban Qafa: Për sa i përket blerjes së TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në datë 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionlekë). E gjithë vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare. Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora Neës dhe RTV Ora. Ndërkohë që ndërhyrja në ambiente e televizoneve u bë nga forcat RENEA me armë dhe maska.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010139942169189
array(1) { ["section"]=> string(93) "dokumenti-ylli-ndroqi-e-ka-blere-tv-ora-nga-nje-18-vjecare-ne-2007-per-25-milione-leke-216197" }