‘Dolëm ne më të mençurit?’ Gjiknuri për koalicionet parazgjedhore: Asnjë vend europian nuk i ka, ne jemi të hapur për negociata

Publikuar tek: politike, më 22:54 21-09-2020 ‘Dolëm ne më të mençurit?’ Gjiknuri për koalicionet parazgjedhore: Asnjë vend europian nuk i ka, ne jemi të hapur për negociata

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili e përfaqëson në diskutimet për reformën zgjedhore në Këshillin Politik, sqaroi në emisionin Ilva Now të gazetares Ilva Tare se propozimi i socialistëve për listat e hapura “nuk është i pjesshëm” pasi “u jep qytetarëve të drejtën për të votuar këdo kandidat në listë” ndërkohë që këmbënguli se koalicionet parazgjedhore janë “taktikë zgjedhore” dhe formulë atipike e kandidimit, e cila nuk përdoret në asnjë vend të Evropës.

“Ligji e ka përcaktuar se partitë mund të grupohen në koalicione, përcaktojnë një parti lider, koalicioni parazgjedhor nuk ekziston, nuk është ndonjë formulim i konsoliduar juridik që njihet, por një taktikë elektorale, pra tre nivele ndarjesh mandati, pse duhet ta lejoj unë atë kur Kushtetuta e ka hequr fjalën koalicion, tradita evropiane e sotme nuk e kanë këtë definicion pse duhet të pranojmë një traditë që është thyer, ka ndonjë vend evropian që e ka këtë?! S’ka, është thjeshtë formulë matematikore, mbledhje e një taktike elektorale, mblidhemi bashkë, mbledhim votat e koalicionit, përdorim formulë tjetër si do të përfitojmë brenda partive dhe pastaj formula për hapjen e listave... dhe kjo do të sjellë edhe vonesë edhe komplikim në numërim, është formulë jotipike nuk ekziston,” – këmbënguli Gjiknuri, i cili pretendoi se përmes kësaj formule votat e partive të vogla mblidhen duke iu faturuar partive të mëdha.

“Pse s’e ka njeri këtë metodë? Dolëm ne më të mençurit?!” – pyeti ironikisht Gjiknuri, ndërkohë që iu shmang komentit se në të tillë formulë koalicioni parazgjedhor PS erdhi në pushtet në vitin 2013.

Në fjalën e tij Gjiknuri rikujtoi disa herë se ndryshimet e Kushtetutës e diktojnë ndryshimin e kodit zgjedhor. Ai tregoi se brenda PS-së ka pasur përplasje për nisjen dhe vazhdimin e diskutimeve me opozitën jashtëparlamentare për reformën zgjedhore, kjo në një kohë kur opozita i dogji mandatet dhe doli jashtë institucioneve kushtetuese.

I pyetur nëse ka më kohë për realizimin e identifikimit elektronik të votuesve për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Gjiknuri tha se nuk mund të përgjigjej konkretisht, por kujtoi se në ligj ka një hapësirë për procedura të përshpejtuara me kompani të specializuara.

“I takon KQZ-së që të vendosë, KQZ që shpresoj që të zgjidhet në tetor dhe nëse punohet edhe me mbështetjen e BE-së me ekspertizë të mirë, shpresoj të realizohet,” – tha Gjiknuri.

Për sa i përket pragut zgjedhor, të propozuar në nivel kombëtar 3 për qind, Gjiknuri tha se ky prag është i pranueshëm, pavarësisht se ai ka qenë rajonal. Ai tha se propozimi mbetet për t’u diskutuar, ndërkohë që më tej e mbrojti atë duke thënë se partitë duhet të tregojnë që kanë mbështetje.

“Parti që s’kanë peshë elektorale, për çfarë duhet të gjallojnë në jetën politike? Pse rri një parti që s’është në gjendje të marrë 40 mijë vota?!” – tha Gjiknuri, i cili iu shmang përballjes me llogarinë se kaq vota përkojnë me rreth 4-5 mandate.

Në fund Gjiknuri tha se shumica socialiste është e hapur për kompromise, por pa cenuar thelbin e propozimeve të saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013611078262329
array(1) { ["section"]=> string(129) "dolem-ne-me-te-mencurit-gjiknuri-per-koalicionet-parazgjedhore-asnje-vend-europian-nuk-i-ka-ne-jemi-te-hapur-per-negociata-221188" }