Dolën në lundrim për të testuar gomonen, por pëson defekt, shpëtohen 4 vlonjatët

Publikuar tek: aktualitet, më 15:21 02-09-2019 Dolën në lundrim për të testuar gomonen, por pëson defekt, shpëtohen 4 vlonjatët

Policia Kufitare shpëton nga mbytja 4 të rinj nga Vlora, të cilët rrezikuan jetën në det, teksa po lundronin.

Mësohet se katër të rinjtë kishin dalë në Karaburun, me një mjet lundrues me qëllim për ta testuar nga ana mekanike, por gomonia ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre.

Burime nga blutë bëjnë me dije se dy prej tyre kanë mundur të dalin me not në breg të gadishullit dhe kanë kërkuar ndihmë për dy shokët e tjerë, që ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur "Gjiri i Varkave", kanë gjetur mjetin lundrues tip gomone, së bashku me shtetasit me iniciale R.M. dhe E.A, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare kontaktuan edhe me dy shtetasit e tjerë K.M dhe A.M, të cilët telefonuan për ndihmën e shokëve.

Katër të rinjtë u transportuan nga policia për në Triport, së bashku me mjetin e tyre lundrues, ndërkohë raportohet se të katër personat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023960113525391
array(1) { ["section"]=> string(85) "dolen-ne-lundrim-per-te-testuar-gomonen-por-peson-defekt-shpetohen-4-vlonjatet-177070" }