Dolën pozitivë me COVID-19 dhe tentuan të ikin drejt Norvegjisë, ndalohet në aeroportin e Shkupit nëna me tre fëmijë

Publikuar tek: rajon, më 11:50 11-08-2020 Dolën pozitivë me COVID-19 dhe tentuan të ikin drejt Norvegjisë, ndalohet në aeroportin e Shkupit nëna me tre fëmijë Aeroporti i Shkupit

Një nënë me tre fëmijë që kishin kryer testin për koronavirus në një klinikë private në Shkup të Maqedonisë së Veriut, është kthyer mbrapsht nga autoritetet e aeroportit të shkupit.

Si nëna edhe fëmijët e saj kishin dalë pozitivë në analiza, por sërish tentuan të largohen drejt Norvegjisë, duke shkelur urdhrat e epidemiologëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diel, ku pas njoftimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, autoritetet e Aeroportit të Shkupit kanë parandaluar udhëtimin e familjes.

Tashmë kësaj familje do t'i duhet të karantinohet për të paktën 14 ditë, ndërsa do të përballet edhe me sanksionet për thyerjen e rregullave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010174989700317
array(1) { ["section"]=> string(122) "dolen-pozitive-me-covid-19-dhe-tentuan-te-ikin-drejt-norvegjise-ndalohet-ne-aeroportin-e-shkupit-nena-me-tre-femije-216786" }