Doli natën me maskë e doreza për të takuar policët, Basha sot në mëngjes: Mbështes kërkesën për shpërblim suplementar për punonjësit, qeveria ta gjejë mundësinë

Publikuar tek: politike, më 10:48 09-04-2020 Doli natën me maskë e doreza për të takuar policët, Basha sot në mëngjes: Mbështes kërkesën për shpërblim suplementar për punonjësit, qeveria ta gjejë mundësinë Basha me maske e doreza

Kreu i PD Lulzim Basha mbrëmë doli me maskë e doreza në rrugë për të takuar punonjësit e policisë të cilët janë në krye të detyrës në këto ditë të vështira.

Ndërkaq, sot në mëngjes, ai ka bërë një postim përmes të cilit thotë se mbështet kërkesën e Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për të gjithë punonjësit në këtë kohë pandemie.

“Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.

Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje”, shkruan Basha.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0087628364562988
array(1) { ["section"]=> string(164) "doli-naten-me-maske-e-doreza-per-te-takuar-policet-basha-sot-ne-mengjes-mbeshtes-kerkesen-per-shperblim-suplementar-per-punonjesit-qeveria-ta-gjeje-mundesine-201948" }