Doli në orar të ndaluar, 30 vjeçari thyen këmbën në përpjekje për t'i ikur policisë

Publikuar tek: rajon, më 13:33 09-04-2020 Doli në orar të ndaluar, 30 vjeçari thyen këmbën në përpjekje për t'i ikur policisë Foto ilustruese

Një 30 vjeçar që kishte dalë në orarin e ndaluar nga qeveria maqedonase ka thyer këmbën duke u përpjekur t'i ikte policisë që të mos merrte gjobë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në komunën e Kavadarit në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga Ratko Grkov i Ndihmës së Shpejtë të Kavadarit.

Qytetari është dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin, ndërsa më pas do të dënohet me gjobën e parashikuar nga ligji.

Maqedonia e Veriut, ashtu si edhe shumë vende të tjera ka vendosur kufizime oraresh për të lëvizur, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit.

Qytetarët që nuk i zbatojnë këto orare do të ndëshkohen me gjobë.

Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 679 persona të infektuar nga COVID-19, ndërkohë që ka patur edhe 29 viktima.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085639953613281
array(1) { ["section"]=> string(89) "doli-ne-orar-te-ndaluar-30-vjecari-thyen-kemben-ne-perpjekje-per-t-i-ikur-policise-201976" }