Doli në përgjime me Avdylajn, kryebashkiaku Arbana flet në mitingun e PS në Durrës: Mundohen të na bëjnë pis imazhin

Publikuar tek: politike, më 19:38 24-06-2019 Doli në përgjime me Avdylajn, kryebashkiaku Arbana flet në mitingun e PS në Durrës: Mundohen të na bëjnë pis imazhin

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, i cili doli në përgjimet e “dosjes 339” duke folur me Astrit Avdylajn, ka mbajtur sot një fjalim të shkurtër para durrsakëve socialistë në mitingun e PS-së në Durrës.

Arbana nuk harroi t’i referohet edhe sulmeve që i janë bërë pas publikimit të përgjimeve, duke thënë se “ata mundohen t’i bëjnë pis imazhin”.

“Më lejoni që në emrin tuaj t’i uoj mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama. PS ka një model ku më i miri fiton dhe gjithkush merr atë që meriton. Dua të përpiqem ta bëj Shijakun një vend akoma më të mirë për fëmijët tanë. Sot falë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama po i ndryshon faqja. Jemi në një moment historik dhe deciziv, një rrugë është përparimi, ndërsa tjetra është injoranca, prapambetja, dhuna dhe pisllëku. Edhe pse ata mundohen të bëjnë pis imazhin ne bëhemi më të fortë, sepse e vërteta fiton”, tha kryebashkiaku i Shijakut që kandidon sërish për këtë post në 30 qershor.

Çfarë shkruan gazeta gjermane “Bild” për përgjimin mes Arbanës dhe Avdylajt:

“Me një ton të irrituar të zërit, ai i telefonon Arbanës dhe i thotë se Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit po i vendos gjoba disa njerëzve në Sukth dhe se ai nuk po i telefonon dot Gjushit (Vangjush Dako- kryebashkiak i Durrësit) për t’i kërkuar që të ndalojë kjo, pasi kryebashkiaku i Durrësit është me Edi Ramën në Zvicër në një udhëtim”, shkruan Bild.

“Kur Arbana pretendon se nuk ka autoritetet për shkak se e kanë hequr nga posti në Inspektoratin e Ndërtimit, bosi i krimit, Avdylaj këkon që ai t’u telefonojë inspektorëve, të ndalojnë gjobën, të kërkojnë ndjesë, përndryshe do e bëjë vetë. Në fund, kreu i PS në Shijak pranon dhe i thotë Astrit Avdylajt se ai do i telefonojë dhe do u thotë të kujdesen për ‘problemin’,” shkruan më tej Bild.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055804967880249
array(1) { ["section"]=> string(121) "doli-ne-pergjime-me-avdylajn-kryebashkiaku-arbana-flet-ne-mitingun-e-ps-ne-durres-mundohen-te-na-bejne-pis-imazhin-169587" }