Doli nga rruga dhe përplasi dy të rinjtë, policia jep detaje për ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 22:51 17-02-2020 Doli nga rruga dhe përplasi dy të rinjtë, policia jep detaje për ngjarjen Pamje nga vendngjarja

Në zonën e Yzberishtit në Tiranë një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, M.B, 29 vjeç dhe F.C, 25 vjeçe.

Sipas raportimeve të policisë shoferi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur kalimtarët.

Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se autori është shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.6, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në " Yzberisht" , në rrugën "Kadri Rroshi", shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe , të dy jashtë rrezikut për jetën

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086510181427002
array(1) { ["section"]=> string(79) "doli-nga-rruga-dhe-perplasi-dy-te-rinjte-policia-jep-detaje-per-ngjarjen-195563" }