Doli për të peshkuar, i moshuari bie nga shkëmbi dhe vdes (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:30 25-04-2019 Doli për të peshkuar, i moshuari bie nga shkëmbi dhe vdes (EMRI) Foto ilustruese

Një 71 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në plazhin e Manastirit në Sarandë.

Mësohet se i moshuari Eqerem Zeneli kishte dalë për të peshkuar por në një moment ka rrëshqitur nga një lartësi prej 20 metrash në një zonë shkëmbore.

Me 71 vjeçarin dyshohet se ka qenë dhe një person tjetër i cili ka njoftuar policinë dhe autoambulancën por ndërhyrja ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të thyer.

I moshuari është nxjerr nga skafi i policisë kufitare dhe është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025974035263062
array(1) { ["section"]=> string(68) "doli-per-te-peshkuar-i-moshuari-bie-nga-shkembi-dhe-vdes-emri-161883" }