Doli për të peshkuar, policia kufitare e nxjerr pa ndjenja 50 vjeçarin që kish mbetur në mes të liqenit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:43 14-01-2017 Doli për të peshkuar, policia kufitare e nxjerr pa ndjenja 50 vjeçarin që kish mbetur në mes të liqenit Barka ku u gjet 50 vjecari qe rrezikonte te mbytej ne Pogradec

Ka zgjedhur të peshkojë në Liqenin e Pogradecit mëngjesin e sotëm 50 vjeçari me inicialet Y.B, por e ka gjetur veten ngushtë kur varka e tij e peshkimit filloi të fusë ujë. 

Policia e Pogradecit njofton se në orën 07.55 Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Pogradecit mori njoftimin për një shtetas që kërkonte ndihmë në brendësi të liqenit.

Brenda pak minutave, sipas njoftimit të policisë, ka shkuar mjeti lundrues i SPKM së Pogradecit.

“Policia Kufitare e ka nxjerre 50 vjeçarin Y.B. nga uji thuajse pa ndjenja dhe e transportoi me anbulance ne spitalin e Pogradecit, ku ju dha ndihma mjekesore dhe eshte jashte rrezikut per jeten” thuhet në njoftimin e policisë.

kufiri1

kufiri

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Loja skandaloze me Haxhiu Giun, lirohet sërish ish-prokurori
Ngjarje e rëndë në Sarandë, 37 vjeçari nga Tirana vjedh motoçikletën por rrëzohet dhe vdes në vend »
Article Logic
Execution time: 0.011595010757446
array(1) { ["section"]=> string(108) "doli-per-te-peshkuar-policia-kufitare-e-nxjerr-pa-ndjenja-50-vjecarin-qe-kish-mbetur-ne-mes-te-liqenit-65496" }