Doli sot në protestë për pagat e prapambetura, vdes punëtori i Rafinerisë së naftës në Ballsh (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:05 23-02-2020 Doli sot në protestë për pagat e prapambetura, vdes punëtori i Rafinerisë së naftës në Ballsh (EMRI-FOTO) Punetori i Rafinerise se Naftes ne Ballsh, Artan Voshtina

Punëtori i Rafinerisë së Naftës në Ballsh Artan Voshtina ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Paraprakisht bëhet me dije se Artan Voshtina ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në zemër, ndërsa ditën e sotme 50 vjeçari ka qenë në protestën e zhvilluar në qytetin e Ballshit, për pagat e prapambetura nga puna në Rafinerinë e Ballshit.

Burime për newsbomb.al, bëjnë me dije se Artan Voshtina, 50 vjeç vuante prej kohësh nga problemet me zemrën.

Sot Artan Voshtina ka marshuar bashkë me punëtorët e tjerë nga Rafineria e naftës në qendër të qytetit, ndërsa mësohet se nuk ishte pjesë e grevës së urisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066289901733398
array(1) { ["section"]=> string(109) "doli-sot-ne-proteste-per-pagat-e-prapambetura-vdes-punetori-i-rafinerise-se-naftes-ne-ballsh-emri-foto-196209" }