Doli të vriste rinocerontë, gjuetari mbytet nga elefanti dhe hahet nga luanët

Publikuar tek: bota, më 23:44 07-04-2019 Doli të vriste rinocerontë, gjuetari mbytet nga elefanti dhe hahet nga luanët

Vetëm një kafkë dhe rrobat janë gjetur në një park të Afrikës së Jugut, nga çka besohet të jenë mbetjet e një gjuetari të njohur në zonë.

Sipas mediave lokale, incident ndodhi kur gjuetari hyri në park ditën e hënë me katër persona të tjerë. Ata kishin dalë për të gjuajtur rinocerontë, por një elefant i sulmoi papritur duke i shkaktuar vdekjen.

Personat e tjerë tërhoqën trupin e gjuetarit dhe e lanë buzë rrugës, për ta rigjetur sërish të nesërmen. Ata u larguan në errësirë, por trupi “u zhduk” në park.

Autoritetet thonë se pas kontrolleve arritën të gjejnë armën e gjahut, disa fishekë dhe sende personale të tij. Por sipas tyre dyshohet se trupi i gjuetarit është ngrënë nga luanët, kjo pasi në vendngjarje u gjet vetëm një kafkë dhe rrobat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091681480407715
array(1) { ["section"]=> string(83) "doli-te-vriste-rinoceronte-gjuetari-mbytet-nga-elefanti-dhe-hahet-nga-luanet-159551" }