Dollapë të mbushur me drogë, arrestohet pronari i një hoteli në mes të Sarandës (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:10 14-04-2017 Dollapë të mbushur me drogë, arrestohet pronari i një hoteli në mes të Sarandës (VIDEO)

Arrestohet pronari i një hoteli në Sarandë, pasi policia i gjeti dhe i sekuestroi një sasi prej 22.5 kg lëndë narkotike e Cannabis Sattiva.

Policia arrestoi në flagrance Erjon Beqirin, 32 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të këtij shtetasi në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte fshehur në 3 thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia arrestoi në flagrancë pronarin e hotelit shtetasin Erjon Beqiri, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


droge by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërndanin cigare hashashi në lagje, arrestohen të rinjtë në Lushnje
Protestuan kundër Impiantit të Mbetjeve duke bllokuar autostradën Fier-Lushnje, procedohen penalisht 7 persona »
Article Logic
Execution time: 0.01068902015686
array(1) { ["section"]=> string(90) "dollape-te-mbushur-me-droge-arrestohet-pronari-i-nje-hoteli-ne-mes-te-sarandes-video-75137" }