Dom Gjergj Meta: Ti Sokol nuk je monstër!

Publikuar tek: aktualitet, më 13:13 06-07-2015 Dom Gjergj Meta: Ti Sokol nuk je monstër!

Të shumtë janë ata që e kanë quajtur “monstër” vrasësin e dy turistëve çekë dhe kanë kërkuar për të dënimin me vdekje. Por Dom Gjergj Meta mendodn ndryshe. Ai shprehet se Sokol Mjacaj nuk duhet parë si një monstër por një njeri që mund të gjejë brenda vetes gjurmët e pashlyera të mirësisë e të njerëzisë.

“Sokol ti ke bere nje krim monstruoz, sikurse kane bere shume ne keto vite nga 91' e mbrapa ne Shqiperi, dhe per kete do te denohesh! Por ti Sokol nuk je monster! Ti nuk me lexon sigurisht, por une po te them sot me plot bindjen se nese ti do, ke akoma shansin te rigjesh brenda vetes gjurmet e pashlyera te miresise e te njerezise qe tani jane te heshtura e te pergjumura endoshta edhe te plagosura rende, por jo te vdekura! Ti Sokol nuk je monster!”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Por pas kundërshtive të shumta, Dom Gjergj Meta arsyeton mendimin e tij duke thënë se personi duhet parë i ndarë nga veprimet që kryen.

“Personi duhet pare me dashuri ndersa aktet kur jane te keqija denohen. Ndersa gjykatat merren me faktet, me veprimet dhe denojne ne baze te veprimeve te kryera, une qe nuk jam gjykates veproj dhe punoj per personin njerezor. Atehere mund te kuptohet mjaft mire se cfare do te thote diferenca substancore ndermjet nje krimi monstruoz dhe personit qe e kryen ate krim... Atehere nje i krishtere e kupton fjalen e Krishtit qe thote, nese keni vizituar nje te burgosur me keni vizituar mua ... E nje i burgosur mund te kete kryer edhe krime monstruoze, por nuk eshte monster. Merrni nje mjek i cili ka bere betimin e Hipokratit, nese nje i burgosur, apo vete Sokoli, do t'i shkoje per mjekim se ka nje atak ne zemer psh, nuk mund ta quaje monster, por do ta kuroje ate...

Ka edhe nje gje ne fakt se te gjithe ne qe flasim, ne pjesen me te madhe nuk jemi gjendur as nga ana e Sokolit apo familjareve te tij e as nga ana e familjareve te turisteve ceke, ndaj me shume se ata duhet te dime te arsyetojme me gjakftohtesi per sa te jete e mundur”, shprehet Dom Gjergj Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në rrugën Levan-Fier, kamioni përplas një çift me motorr
Betejës për mbrojtësin shqiptar Hysaj i shtohet edhe Chelsea »
Article Logic
Execution time: 0.012617111206055
array(1) { ["section"]=> string(45) "dom-gjergj-meta-ti-sokol-nuk-je-monster-15442" }