Dom Gjergjin e merr malli për një mesazh gjatë meshës: Më mungon shprehja 'jepini njëri-tjetrit nga një përqafim paqeje'

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:15 18-04-2020 Dom Gjergjin e merr malli për një mesazh gjatë meshës: Më mungon shprehja  'jepini njëri-tjetrit nga një përqafim paqeje' Dom Gjergji

Dom Gjergj Meta e ka një peng. Të cilin e shpreh në rrjetet sociale.

Sepse e ka marrë malli për kohërat e vjetra kur në Kishën Katolike të Rrëshenit ku ai drejton punët e kishës katolike, mban cdo fundjavë meshën e pret me dhjetëra apo mijëra besimtarë.

“Mezi po pres të them në meshë: "Jepini njëri-tjetrit një përqafim paqeje dhe rrini ashtu të përqafuar!", shkruan Dom Gjergji në rrjetet sociale, duke shkruar fjalën Paqe në 7 gjuhë të ndryshme: Paqe! Pax!  Selam!  Shalom! Peace!  Pace!  Paix!

Mesazhi vjen një natën kur besimtarët orthodoksë festojnë Pashkët, ndërkohë që Pashkët Katolike u mbyllen fundjavën e kaluar. Si rrallëndonjëherë, këto ceremoni fetare festive, janë kryer në heshtje të plotë nga institucionet e kultit, por me shumë dashuri në tryezat dhe vatrat familjare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009692907333374
array(1) { ["section"]=> string(124) "dom-gjergjin-e-merr-malli-per-nje-mesazh-gjate-meshes-me-mungon-shprehja-jepini-njeri-tjetrit-nga-nje-perqafim-paqeje-203035" }