Dominim ekonomik apo politikë e jashtme për Gjermaninë?

Publikuar tek: bota, më 19:15 17-03-2015 Dominim ekonomik apo politikë e jashtme për Gjermaninë?

Gjermania ka potencën e një fuqie globale, thonë shumë analistë. Ata vënë në dukje rolin udhëheqës të Berlinit për zgjidhjen e krizës financiare evropiane dhe përpjekjet diplomatike gjermane për të ndalur luftën në Ukrainë. Por disa ekspertë të tjerë nuk janë të bindur se Gjermania është e përgatitur për një rol më të madh ndërkombëtar, shkruan Zëri i Amerikës.

Gjigandi ekonomik i Evropës, Gjermania, nuk ka qenë kurrë më e begatë, më e sigurtë dhe më e lirë se sot.

Ajo është ekonomia e katërt e botës dhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj të globit. Në Uashington dhe Pekin, Gjermania është simboli i Evropës së sotme.

24 vjet pas ribashkimit, Gjermania është bërë partneri më i vlefshëm evropian i Amerikës thotë Annette Heuser i Fondacionit Bertelsmann: “Kisingeri ngriti dikur pyetjen e famshme “çfarë numri telefoni ka Evropa” tani besoj se mund t’i japim përgjigje. Numri i Evropës është në Berlin”.

Por pavarësisht nga rritja e ndikimit të saj, Gjermania ka qenë e rezervuar në marrjen e një roli më të madh global thotë Stephen Szabo, autor i librit Gjermania, Rusia dhe Gjeo-Ekonomia: “Ideja është se Gjermania përfaqëson një fuqi ekonomike, jo ushtarake apo strategjike”.

Dhe pyetja aktuale është:

“A do të heqë dorë Gjermania nga shqetësimi për të ruajtur dominimin si fuqi tregtare dhe të përpiqet të ketë edhe një politikë të mirëfilltë të jashtme?

Szabo pohon se rruga e Gjermanisë drejt statusit të një fuqie botërore është e mbushur me pengesa. Kriza e Eurozonës është menaxhuar në bazë të rregullave të Berlinit, por masat shtrënguese kanë sjellë ndryshime në klimën politike evropiane duke fuqizuar radikalët e së majtës dhe populistët e së djathtës.

E vetmja pikë që i bashkon këto forca është kundërshtimi ndaj politikave gjermane, thotë zoti Szabo: “Mendoj se Gjermania ka vepruar me arrogancë dhe me bindjen se vetëm ajo e di cila është zgjidhja dhe të tjerët duhet ta ndjekin. Duhet ta ndryshojnë këtë qëndrim”.

Fuqizimi i Gjermanisë ndodh ndërkohë që Perëndimi përballet me Rusinë nga njëra anë dhe përpiqet t’u përgjigjet kërcënimeve nga ekstremizmi islamik thotë Daniel Hamilton i Qendrës për Marrëdhënie Transatlantike: “Të gjitha trazirat që lidhen me Rusinë dhe problemet në Lindjen e Mesme mund të ndërthuren dhe të ndikojnë tek vetë Evropa. E gjitha kjo mund të sjellë në Evropën Perëndimore një valë të re njerëzish dhe presionesh negative nga më të ndryshmet”.

Kriza që është shpalosur tek portat e Evropës e ka bërë Berlinin të fuqizojë praninë e sigurisë. Reinhard Butikofer i Këshillit Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë thotë se ushtria gjermane po luan një rol kryesor në forcën e reagimet të shpejtë në NATO që u krijua në përgjigje të ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

“Gjermanët, të cilët nuk janë shumë entuziastë për angazhime ushtarake, kanë dërguar trupa në disa vende balltike për t’i ndihmuar këto vende që kanë kapacitete të dobëta ushtarake”.

Berlini u ka ofruar armatime edhe forcave kurde në Irak që luftojnë kundër ISIS. Ekspertët thonë se ndikimi ekonomik global i Gjermanisë varet tek stabiliteti i marrëdhënieve ndërkombëtare që bazohet tek fuqia strategjike e Perëndimit, ku ajo vetë po jep kontribut.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013586044311523
array(1) { ["section"]=> string(59) "dominim-ekonomik-apo-politike-e-jashtme-per-gjermanine-6180" }