Janë përgatitjet e fundit të protestës së opozitës dhe duket se të gjitha strukturat e PD-së dhe partive aleate janë përqëndruar në marshimin e paralajmëruar në orën 12.00 në kryeqytet.
Në këto kushte, duket se vëmendja është spostuar nga çadra e opozitës, e cila në këto momente duket si e harruar.
Këto foto tregojnë qartë se çadra ka përfunduar në duart e pensionistëve dhe disa persona të tjerë, që duken si simpatizantë të opozitës.
Të moshuarit janë mbledhur pranë njëri-tjetrit dhe po shijojnë një lojë domino, ndoshta deri në pritje të protestës masive, me pjesëmarrjen e të ardhurve nga të gjitha rrethet e vendit.
Po ashtu, në çadër shikon edhe ndonjë turist që po shuan kuriozitetin me atë që po ndodh në këtë ambient të improvizuar që prej datës 18 shkurt. Për më tepër, shikoni fotot dhe krijoni një ide më të qartë se ç’po ndodh në këto momente në çadër…