DOMOSDOSHMËRI/ 11 këshilla për detoxin pranveror! 

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 13:44 30-03-2019 DOMOSDOSHMËRI/ 11 këshilla për detoxin pranveror! 

Blogu i Blerinës- newsbomb.al

 

Më në fund pranvera erdhi. Edhe nëse moti do të pësojë ndryshime, zyrtarisht ne jemi në pranverë si nga ana kalendarike ashtu edhe nga ana fiziologjike. Trupi është gati të kalojë nga ushqimet dhe kaloritë e dimrit, në lehtësinë e frutave dhe perimeve të pranverës. E thënë mes nesh, sa mirë që ndodh kështu, sepse e tepruam pak si pa mendje këtë dimër. Veç kësaj, nëse ne nuk meremi seriozisht me një fazë disa ditore ose javore detoxi, energjitë tona për të vepruar, realizuar mësë miri detyrat dhe punët e ditës janë në ezaurim. Sepse organizmi ka krijuar skorjet ( papastërti) e tij që pengojnë gjakun të filtrohet dhe të qarkullojë sic  duhet në këtë stinë, dhe mbi të gjitha të bëjë ndërrimin dhe filtrimin e tij fiziologjik. Më poshtë janë disa këshilla sesi pa u lodhur shumë secili prej nesh mund të kryeje detoxin e vet që do ta ndihmojë edhe të humbasë peshën e tepërt dhe të reduktojë celulitin e fshehur mes rrobave te trasha të dimrit. 

1- Reduktoni mishin dhe bylmetrat

Të dyja këto grup ushqimesh në të vërtetë janë acide dhe e venë në vështiresi në këtë periudhë stonakun  dhe veshkat. Te dyja kontribuojnë në formimin e mykut në organizëm dhe vështirësojnë tretjen. Duke i eleminuar këto grupe ushqimore për 2-3 javë, ju e ndihmoni organizmin të pushojë dhe të jetë gati të kryejë filtrimin dhe eleminimin e toksinave.

2-Mos hani ushqime të paketuara

Gjatë periudhës që do të kryeni detoxin , është thuajse e detyrueshme të konsumoni vetëm ushqime të freskëta dhe asgjë të paketuar. Sepse brenda tyre gjenden konservues, ngjyrues dhe elementë të tjerë kimik që demtojnë organizmin tonë.

3- Jo sheqer dhe të skuqura

Besoj se të gjithë e dimë që ditëve të detoxit nuk duhet të përfshijmë në regjimin tonë ushqimor sheqer dhe ushqime të skuqura. Të dyja këto grupe ushqimore janë të tejmbushura me yndyrna të ngopura dhe nuk i bëjnë mirë organizmit tonë. Aq më tepër tani në pranverë kur ne duhet ta ndihmojmë atë të ndjehet sa më i lehtë.

4-Perime, perime, perime

Rreth 70 % e dietës suaj ushqimore në planin detox duhet të jetë e mbushur me perime.  Jo vetëm në formën e sallatrave të ndryshme apo supërave por edhe të shtrydhura dhe të konsumuara si lëngje.

5-Vakte të thjeshta

Detoksifikimi kërkon vakte të shpeshta por të thjeshta. Të tilla si një vakt vetëm më fruta të stinës, një tjetër me perime të stinës, disa kokrra fruta të thata, apo një grush me farëra të ndryshme, supëra  sa më të holla por jo pjata të tejmbushura me mish, perime të skuqura dhe të mbuluara në yndyrë, mish etj.

6-Çajrat  bimor

Selino, xhinxher, majdanoz, mente e shumë të tjera si këto do t’ju ndihmojnë gjate ditës të rrisni energjitë dhe të ndjeheni vital. Veç kësaj të gjitha bimët e mësipërme janë diuretike dhe ju ndihmojnë edhe në shkarkimin dhe eleminimin e toksinave.

7-Zgjohuni me një dush

Këshilla jonë në këtë rast është që ta nisni mëngjesin me një dush që fillimisht do ta ketë temperaturen e ujit të ngrohtë për të hapur poret dhe ndihmuar në çlirimin e toksinave dhe më pas minutat e fundit me ujë të freskët që do të mbyllë poret dhe do të rizgjojë të gjithë trupin tonë.

8-Pini shumë ujë

Uji, është mënyra më ekonomike dhe më e fuqishme për të shkarkuar toksinat. Shumë e këshillueshme është konsumimi i ujit në mëngjes sapo zgjoheni dhe ngrenia e vaktit të parë 15-20 minuta pas konsumimit të ujit.

9-Konsumoni legume

Në rastin e një ditet detox, kur kemi eleminuar grupin e proteinave shtazore, zgjidhja më e mirë  është ti zëvendosjmë ato me proteinat bimore. Në drekë do të ishte shume mirë gjysmë tasi me fasule të ziera, thjerza, qiqrra, bizele etj.

10-Mesvaktet

Sa herë ju mund uria, mposhteni atë me fruta te thata, kryesisht lajthi , bajame dhe arra. Të gjitha pa kripë. Apo karrota të pagatura, kastraveca dhe selino.

11-Ushtrimet fizike

Këto edhe pse të listuara në fund, janë tepër të rëndësishme në programin detoksifikues. Edhe nëse nuk keni mundesi të kryeni aktiviteti të ndryshme fizike, duhët të bëni rreth 60 minuta hecje çdo ditë. Hecja vë në punë muskujt, i çliron ato nga toksinat dhe përmison qarkullimin e gjakut. Oksigjenon qelizat dhe përmison funksionimin e tyre. / Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026925086975098
array(1) { ["section"]=> string(54) "domosdoshmeri-11-keshilla-per-detoxin-pranveror-158513" }