“Don Kishoti i Surrelit”, tallja e ish-deputetit me Spiropalin: O Skënderbeu im spanjoll

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:08 08-03-2019 “Don Kishoti i Surrelit”, tallja e ish-deputetit me Spiropalin: O Skënderbeu im spanjoll

Gafa e ministres Elisa Spiropali, e cila deklaroi në një emision ditën e djeshme se “Don Kishoti është figurë e shquar e letërsisë shqiptare”, nuk ka kaluar pa tallje në rrjetet sociale.

Përveç dhjetra “meme”-ve, s’kanë munguar as ironitë nga kundërshtarët e saj politikë.

Është ish deputeti Luçiano Boçi i cili e ironizon në një koment në Facebook. Ja çfarë shkruan ai:

LETËR E DYLQINËS SË TIRONËS DON KISHOTIT TË SURRELIT*

Lider global dhe sovran!

E plagosura prej kamës së intervistës tënde tek Bruno Vespa dhe zemërçjerrura prej shigjetave të “mençurisë” tënde, o fort i adhuruar Don Kishot i Surrelit, të uron shpëtimin, të cilin ti nuk po e gjen dot as tek RAI.

Në qoftë se e zgërdhimja jote më përbuz dhe harbutëria jote s’më favorizon dhe mospërfillja jote më torturon akoma, atëherë, ndonëse jam e stërvitur në vuajtjet nëpër dogana, prapë nuk do të jem e zonja ta duroj këtë qeder që po të kurdisin, i cili është jo vetëm i fortë, po edhe i paprerë për Rilindjen tonë.

Sançoja i vogël, shqytari yt i krahut të djathtë, që rri mbi gomarin e qeverise sonë kalorsiake, do të të japë një raport të plotë mbi devotshmërinë time, në të cilën jam katandisur nga shkaku yt, o Skënderbeu im spanjoll, o timonieri im pa busull.

Në daç të më ndihësh, jam e jotja e, në mos, po bëj si të të dojë qejfi, se do t’i jap fund karrierës sime po s’të shpëtova ty dhe kështu do të kënaq zemërgurërinë tënde dhe dëshirën time të madhe televizive.

E jotja gjer në psikiatri.

DYLQINJA E TIRONËS!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006479024887085
array(1) { ["section"]=> string(91) "don-kishoti-i-surrelit-tallja-e-ish-deputetit-me-spiropalin-o-skenderbeu-im-spanjoll-155690" }