Edison Tefik Çelo, kryetari i degës 2 për Tiranën në Partinë Demokratike është surprizuar sot nga ambasadori amerikan Donald Lu i cili ka shkuar ta urojë personalisht për ditëlindje.
“Një tjetër surprizë... Për ditelindje erdhi e më uroi dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald Lu, meqë Ambasada e SHBA është në territorin e Degës 2 PD”, shkruan demokrati Çelo ndërsa ndan edhe foton me ambasadorin.