Stafi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë së bashku me ambasadorin Donald Lu kanë shpërndarë një video festive, ku shfaqen duke kënduar në shqip “Ja na erdhi viti i ri”.
Ambasadës i është bashkuar edhe grupi i njohur shqiptar, Alar Band, të cilët i kanë shoqëruar jo vetëm në këndim, por edhe nëpërmjet veglave muzikore.
Donald Lu, i veshur me një jelek të kuq dhe këmishë të bardhë, shihet të jetë më entuziasti në këtë video.