Pushohen hetimet ndaj Emiljano Shullazit. Dy ditë pasi u përmend me emër nga ambasadori amerikan Donald Lu, Prokuroria duket se i ka mbyllur hetimet ndaj tij.
Shullazi është kallëzuar nga ish-deputetja e PS-së, Voltana Ademi, pasi nëpërmjet saj i kishte dërguar një mesazh kërcënues kreut të opozitës, Lulzim Basha
Prokuroria thotë se nuk ka prova që Shullazi të ketë kërcënuar kryetarin e Partisë Demokratike. Nëpërmjet një burimi të prokurorisë, ‘’Mapo’’raporton sot se me shumë gjasa çështja do shkojë drejt mbylljes.
‘’Ende nuk ka një vendim përfundimtar të Prokurorisë, por nga të dhënat e deritanishme, çështja do shkojë drejt pezullimit’’, tha burimi në Prokurori.
“Arben Frroku u lejua të largohej nga vendi edhe pse pritej vendimi i gjykatës. Ai vrau një polic dhe u largua në mënyrë të mistershme. Emiliano Shullazi, i akuzuar për trafik droge dhe vrasje nuk iu dërgua drejtësisë. Autorët e krimeve të rënda ecin të lirë në rrugët e vendit tonë. Sokol Mjacaj u la i lirë pasi vrau një fëmijë”,tha ditë më parë ambasadori Amerikan Donald Lu.