Donald Lu e thotë hapur: Hajde burg, hajde burg! Ja si ia kthen 'Rama, Basha, Berisha e Kryemadhi'

Publikuar tek: barometri, më 07:30 07-05-2018 Donald Lu e thotë hapur: Hajde burg, hajde burg! Ja si ia kthen 'Rama, Basha, Berisha e Kryemadhi'

4 Si asnjëherë më parë, ambasadori i SHBA-ve ia ka thënë hapur drejtuesve kryesorë politikë në Shqipëri fjalën burg!

Donald Lu është shfaqur në “tregun e madh” të politikës, aty shitësit kryesorë ishin kryeministri Edi Rama dhe liderët e opozitës, ish kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Papritmas në treg, ka ardhur Donald Lu dhe i është drejtuar me fjalët burg politikanëve. E gjithë skena ka ndodhur në emisionin Portokalli, e teksa politikanët shqiptarë i luanin aktorët, personi që po luante Ambasadorin, është “zëvendësuar” vetë nga Donald Lu.

Për më tepër lexoni batutat që kanë shkëmbyer në shfaqje, Berisha, Rama, Basha, Kryemadhi e Donald Lu.

Rama: Po c’ ne erdhe se sikur të mbaroi licensa?

Lu: Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare

Berisha: Bashkohuni këtu që të mos e lëmë këtë, të na përcajë

Basha: Do vish këtej apo do shkosh andej

Monika Kryemadhi: Hajde këtej,

Rama: Hajde kursi i këmbimit, i japim një mandat deputeti

Basha: Hajde gjyqtar me timon anglez

Lu: Hajde burg, hajde burg!

Basha: Mos ma prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë paqësore!

Monika Kryemadhi: Mos ma preg tezgën se do fillojë dhuna me qetësi e dashuri

Rama: Po nuk di ca të bëj o xhaxhi!

Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit

Rama: Pse ca duan njerëzit

Publiku: DREJTËSI!

Lu i drejtohet Rames: Na doli mjekra duke pritur o burrë!

sdgfwergwegweg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23311305046082
array(1) { ["section"]=> string(98) "donald-lu-e-thote-hapur-hajde-burg-hajde-burg-ja-si-ia-kthen-rama-basha-berisha-e-kryemadhi-119748" }