Donald Lu i dërgon letër ministres në ikje: E dashur Tina, faleminderit për 4 vitet e shërbimit shembullor

Publikuar tek: politike, më 19:52 29-08-2017 Donald Lu i dërgon letër ministres në ikje: E dashur Tina, faleminderit për 4 vitet e shërbimit shembullor

Pas letrës ndaj ministres së Mbrojtes, Mimi Kodheli, Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i dërgon një letër falenderimi edhe Eglantina Gjermenit që mban postin e ministres së Zhvillimit Urban deri sa të betohet kabineti qeveritar “Rama 2”.

Në letrën e tij Donald Lu shprehet shpresëplotë se “Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit” të ministres Gjermeni. “E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri”,- shton ai.

Në letrën e tij Donald Lu shprehet shpresëplotë se “Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit” të ministres Gjermeni. “E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri”,- shton ai.

E dashur Tina

Në emër të kolegëve në Ëashington dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë dëshiroj t’ju përgëzoj për 4 vitet e shërbimit shembullor si Ministre e zhvillimit urban. Ju jeni një nga njerëzit e parapëlqyer në qeveri për arsye të kujdesit dhe qasjes njerezore në punën tuaj. E di që kalimi nga shoqëria civile në politikë ka qenë një sfidë për ju, por kam besimin e plotë se Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit tuaj në qeveri. E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri. Jam i sigurt që puna juaj drejtuese në këtë fushë do të vazhdojë. Ka qenë kënaqësi të punonim me ju në cilësinë e Ministres dhe mirëpresim çdo bashkëpunim me ju në të ardhmen. Ne vlerësojmë atë që ju keni bërë për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet Shqipëri SHBA

Sërish përgëzimet më të përzemërta.

Sinqerisht

Donald Lu

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006850004196167
array(1) { ["section"]=> string(110) "donald-lu-i-dergon-leter-ministres-ne-ikje-e-dashur-tina-faleminderit-per-4-vitet-e-sherbimit-shembullor-90560" }