Donald Lu: Më të pasurit e blejnë drejtësinë, gjykatës, prokurorë e politikanë të korruptuar do kundërpërgjigjen

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 16-09-2015 Donald Lu: Më të pasurit e blejnë drejtësinë, gjykatës, prokurorë e politikanë të korruptuar do kundërpërgjigjen Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhënë sot një mesazh të qartë në tryezën e Forumit Civil për Reformën në Drejtësi. Ai ka treguar se më të pasurit e blejnë drejtësinë dhe se të korruptuarit, mes të cilëve gjykatës, prokurorë dhe politikanë do t’i kundërpërgjigjen reformës në drejtësi.

“Të mos lejojmë të korruptuarit të fitojnë.Nëse ne shqetësohemi për gjyqtarët e korruptuar dhe politikanët kriminelë, ku më të pasurit e blejnë drejtësinë, gjykatës, prokurorë dhe politikanë të korruptuar dhe të paaftë do t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme. Lufta për reformën në drejtësi sapo ka nisur. Njerëz me integritet në të djathtë dhe të majtë besojnë në këtë luftë.Kjo reformë është reforma e vetme më e rëndësishme.”, tha sot Lu.

Reforma në drejtësi parashikon disa tryeza me shoqërinë civile e grupet e interesit deri në krijimin e kuadrit të plotë ligjor për ndryshimet që priten.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga e hëna të gjitha bizneset mund të regjistrohen te noterët, ja çfarë nevojitet
Avioni i drogës, zbardhen përgjimet mes bandës së Vlorës dhe oficerit të policisë »
Article Logic
Execution time: 0.011775970458984
array(1) { ["section"]=> string(115) "donald-lu-me-te-pasurit-e-blejne-drejtesine-gjykates-prokurore-e-politikane-te-korruptuar-do-kunderpergjigjen-20907" }