Donald Lu për kapjen e kokainës në Durrës: Tregues pozitiv por edhe shenjë shqetësuese...

Publikuar tek: politike, më 19:58 28-02-2018 Donald Lu për kapjen e kokainës në Durrës: Tregues pozitiv por edhe shenjë shqetësuese...

Ambasada e SHBA në Tiranë dhe DEA amerikane përgëzon kapjen e sasisë rekord prej 614 kg kokainë në Durrës.

Por përmes një deklarate për media, ambasadori Donald Lu shpreh njëkohësisht shqetësimin se sasia e madhe është një shenjë që trafiku u kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Deklaratë e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara Donald Lu:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011574029922485
array(1) { ["section"]=> string(92) "donald-lu-per-kapjen-e-kokaines-ne-durres-tregues-pozitiv-por-edhe-shenje-shqetesuese-111797" }