Donald Lu pohon takimin Obama-Rama, por Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmon

Publikuar tek: politike, më 16:57 14-04-2016 Donald Lu pohon takimin Obama-Rama, por Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmon

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka bërë të ditur se Presidenti i tij, Barack Obama do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin Edi Rama me rastin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi”, shkruan Donald Lu.

Por ndryshe nga sa njofton Lu, në agjendën e zbardhur nga zyra e presidentit Obama, nuk rezulton asnjë takim mes tij dhe Ramës. Në njoftim theksohet se Rama do të pritet vetëm nga zëvendëspresidenti Joe Biden.

“Zv/Presidenti do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. Në fund të takimit do të bëhen disa foto në dhomën ‘Roosevelt”, thuhet në njoftim dhe në asnjë rresht nuk përmendet takimi për të cilin flet ambasadori amerikan.

Mbetet e paqartë nëse kjo situatë është krijuar si pasojë e një moskordinimi mes Ambasadës dhe Shtëpisë së Bardhë, apo agjenda e Obamës ka ndryshuar në orët e fundit. 

1.png

*Agjenda në anglisht e presidentit Obama

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094780921936035
array(1) { ["section"]=> string(77) "donald-lu-pohon-takimin-obama-rama-por-shtepia-e-bardhe-nuk-e-konfirmon-37694" }