Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu ka zgjedhur të vizitojë sot Vlorën, ku ka takuar edhe nxënësit e shkollave të mesme të këtij qyteti.
Ambasadori Donald Lu dhe shefja e Marrëdhënieve me Publikun Valerie O’Brien kanë vizituar Këndin Amerikan në Vlorë. Ata, në një takim me nxënësit janë duke biseduar mbi udhëheqjen rinore dhe pjesmarrjen civile, duke i inkurajuar të rinjtë. Edhe nxënësit janë shfaqur aktivë në diskutimet me ambasadorin amerikan, duke shprehur dëshirën për përfshirje e vendimarrje.
Pas takimit me ta mendohet që ambasadori të bëjë edhe një vizitë në plazhin e vjetër të Vlorës si dhe në Zvërnec.