Donald Trump: Autori i masakrës në Nju Jork të dënohet me vdekje

Publikuar tek: bota, më 20:09 02-11-2017 Donald Trump: Autori i masakrës në Nju Jork të dënohet me vdekje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se imigranti uzbek i akuzuar për sulmin me kamion në Nju Jork, duke vrarë 8 persona, duhet dënuar me vdekje.

Trump u shpreh se ai nuk duhet dërguar në qendrën e Gunantanamos në Kubë, ku mbahen të dyshuar për terrorizëm.

Presidenti tha se do të donte së tepërmi që “terroristi i Nju Jorkut të mbahej në Guantanamo, por sipas statistikave, ky proces merr një kohë shumë më të gjatë” se sa shqyrtimi i çështjes së tij përmes sistemit amerikan të gjykatave.

Ai tha se është më e përshtatshme që i pandehuri të mbahet në qytetin e Nju Jorkut, ku ai kreu krimin e tmerrshëm, duke shtuar se procesi gjyqësor ndaj Sayfullo Saipovit duhet të zhvillohet me shpejtësi, drejt dënimit me vdekje!”, shkruan Zëri i Amerikës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Burg për dy britanikët që grabitën dhe vranë të riun shqiptar (Foto-Emrat)
CIA publikon videon e rrallë, si jetonte Bin Laden i fshehur me familjen kur ishte në kërkim (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010205030441284
array(1) { ["section"]=> string(69) "donald-trump-autori-i-masakres-ne-nju-jork-te-denohet-me-vdekje-98137" }