Donald Trump do vizitojë Teksasin e goditur nga uragani Harvey

Publikuar tek: bota, më 22:15 27-08-2017 Donald Trump do vizitojë Teksasin e goditur nga uragani Harvey

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do vizitojë shtetin e Teksasit që po përballet me përmbytje të mëdha të shkaktuara nga uragani Harvey, njofton Shtëpia e Bardhë.

Në konferencën për shtyp nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me vizitën e Trump në Teksas.

Më herët gjatë ditës, Trump u kritikua për postimet e tij në Tëitter rreth temave të ndryshme që nuk kishin lidhje me situatën e rëndë në Teksas.

Qyteti më i prekur nga përmbytjet mbetet Houston, teksa meteorologët parashikojnë përkeqësim të situatës nëse rreshjet vijojnë edhe për 5 ditë, siç parashikojnë ata. Pesë persona raportohen të vdekur ndërsa dëmi ekonomik shkon disa miliona dollarë.

Sipas FEMA-s amerikane, Houstonit do t’i duhen vite të tëra të rikuperohet plotësisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Situatë katastrofike nga uragani në SHBA, autostrada mbushet me varka, mijëra njerëz kërkojnë ndihmë (VIDEO)
Chuck Norris pëson dy atakë kardiak brenda 1 ore, dërgohet me urgjencë në spital »
Article Logic
Execution time: 0.011430978775024
array(1) { ["section"]=> string(68) "donald-trump-do-vizitoje-teksasin-e-goditur-nga-uragani-harvey-90368" }