Donald Trump e thotë për herë të parë: Nuk ka bashkëpunim me Rusinë

Publikuar tek: bota, më 15:43 31-10-2017 Donald Trump e thotë për herë të parë: Nuk ka bashkëpunim me Rusinë

Presidenti amerikan Donald Trump për herë të parë është deklaruar kundër një bashkëpunimi të mundshëm me Rusinë.

“Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë/të paligjshëm!” shkruan Presidenti Trump në llogarinë e tij në Twitter. Trump e postoi komentin menjëherë pasi u paraqit aktpadia kundër ish-menaxherit të fushatës së tij presidenciale, Paul Manafort në kuadër të hetimeve mbi rolin që mund të kenë luajtur punonjës të fushatës Trump për të ndihmuar përpjekjet ruse për ndikim tek zgjedhjet amerikane në 2016.

Aktpadi u ngrit edhe kundër Rick Gates, partner në biznes i zotit Manafort. Fillimisht presidenti komentonte në Twitter që padia lidhej me një periudhë kur zoti Manafort nuk kishte filluar ende punë për fushatën e tij. Po më pas në Tëitter, presidenti shkruante “Përse nuk janë nën hetime edhe Hillari mashtruesja dhe demokratët?”

Dje, ndërsa shtoheshin spekulimet lidhur me aktpaditë, Presidenti Trump e përdori llogarinë në Twitter për të vënë në lojë idenë se fushata e tij kishte bashkëpunuar fshehtazi me Rusinë për të ndikuar tek rezultati i zgjedhjeve dhe për të shprehur revoltim që vëmendja e medias ishte më e përqëndruar tek aktpaditë dhe jo aq shumë tek hetimet lidhur me akuzat kundër rivalëve dhe armiqve të tij politikë, shkruan Zëri i Amerikës.

Presidenti aludoi se hetimet mbi Rusinë e kishin larguar vëmendjen e publikut nga përpjekjet e republikanëve tek reforma fiskale. “Mos është e rastësishme? JO!” shkruan presidenti.

Ty Cobb, një ndër juristët në ekipin ligjor të presidentit, tha se komentet e presidentit nuk kanë lidhje me zhvillimet në hetimet e prokurorit special Mueller.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim në tunelin bërthamor, Korea në prag të katastrofës, 200 të vdekur dhe qindra njerëz të zhdukur
Skandali/ 50 ministra dhe deputetë akuzohen për ngacmime seksuale në Britani, mediat mesazh kërcënues »
Article Logic
Execution time: 0.0095818042755127
array(1) { ["section"]=> string(72) "donald-trump-e-thote-per-here-te-pare-nuk-ka-bashkepunim-me-rusine-97845" }