Donald Trump firmos vendimet e para që e zyrtarizojnë atë si komandant i ushtrisë amerikane

Publikuar tek: bota, më 22:28 20-01-2017 Donald Trump firmos vendimet e para që e zyrtarizojnë atë si komandant i ushtrisë amerikane

Pak pasi u inaugurua si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi dokumente që e bëjnë atë zyrtarisht komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Trump po ashtu nënshkroi një ligj që lejon gjeneralin në pension James Mattis të marrë detyrën e sekretarit të mbrojtjes. Gjenerali Mattis doli në pension 3 vjet e gjysmë pas një shërbimi ushtarak prej mbi 40 vjetësh. Në bazë të Ligjit për Siguri Kombëtare, duhet që një ushtarak të ketë qenë në pension nga ushtria për të paktën shtatë vjet para se të marrë në dorë drejtimin e Pentagonit. Javën e kaluar Kongresi i hapi rrugën konfirmimit të shpejtë të Gjeneralit Mattis duke mbështetur që ai të përjashtohet nga rregulla në mënyrë që të bëhet shefi i Pentagonit megjithëse ka dalë në pension si gjeneral i marinës në 2013, raporton Voa.

Sekretari i Trump për shtypin tha përmes llogarisë në Twitter se presidenti nënshkroi edhe dy dokumente që zyrtarizojnë emërime në detyrë si dhe një proklamatë për një ditë kombëtare patriotizmi.

Presidenti Trump i nënshkroi dokumentet në prani të udhëheqësve republikanë të Kongresit, udhëheqëses demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe në prani të fëmijëve dhe nipërve të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14791798591614
array(1) { ["section"]=> string(97) "donald-trump-firmos-vendimet-e-para-qe-e-zyrtarizojne-ate-si-komandant-i-ushtrise-amerikane-66166" }