Donald Trump heq dorë nga bizneset, përqëndrohet te presidenca

Publikuar tek: bota, më 13:21 30-11-2016 Donald Trump heq dorë nga bizneset, përqëndrohet te presidenca

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump do të heqë dorë nga drejtimi i çdo biznesi që ai zotëron.

Lajmi është konfirmuar nga miliarderi president, i cili ka thënë se vendimi do të zyrtarizohet gjatë një takimi në Nju Jork më 15 dhjetor. Trump ka theksuar se presidenca është një detyrë shumë herë më e rëndësishme ku ai do të jetë i përqëndruar.

Donald Trump është kritikuar shpesh për faktin se nuk hoqi dorë nga bizneset gjatë fushatës elektorale, duke u akuzuar edhe për konflikt interesi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029590129852295
array(1) { ["section"]=> string(67) "donald-trump-heq-dore-nga-bizneset-perqendrohet-te-presidenca-61133" }