Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hedhur poshtë paditë kundër ish-presidentit, Donald Trump.
Paditë e ngritura ndaj tij, ku e akuzojnë për shkeljen e dispozitave të Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit duke mbajtur në pronësi biznesit e tij, duke përfshirë një hotel pranë Shtëpisë së Bardhë, gjatë mandatit të tij.
Gjyqtarët refuzuan urdhrat e gjykatave më të ulëta që lejonin procese gjyqësore, një e ngritur nga Uashingtoni dhe shteti i Marylandit dhe një e ngritur nga prokurorët.
Gjithashtu Gjykata refuzoi të dëgjojë ankesat e Trump kundër atyre vendimeve.
Ata urdhëruan gjykatat më të ulëta të pushojnë çështjet e diskutueshme.
Paditë pretendojnë se Trump shkeli dispozitat e Kushtetutës për parandalimin e korrupsionit, i cili ndalon pranimin e dhuratave dhe parave nga qeveritë e huaja, por edhe ato të qeverive federale pa miratimin e Kongresit