Donald Trump ka një “nofkë” për Kim Jong, e quan “Burri i raketave”

Publikuar tek: bota, më 06:22 18-09-2017 Donald Trump ka një “nofkë” për Kim Jong, e quan “Burri i raketave”

Donald Trump e ka quajtur liderin e Koresë së Veriut si “burri i raketave” në Twitter teksa përmes një postimi bën të ditur se ka folur dhe me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jaein.

Lideri amerikan tha që kishte biseduar me Moon Jaein rreth situatës me shtetin komunist, i cili ka lëshuar një seri raketash balistike javët e fundit si edhe ka folur për një provë të fuqishme nukleare.

“Fola mbrëmë me presidentin e Korësë së Jugut,” tha Donald Trump. ”E pyeta si po ja con Burri i Raketave.”

Presidentët biseduan të dielën pas përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin Korean, dhe ranë dakord që të vënë sanksione më të forta në Korenë e Veriut pas testeve të fundit të raketave.

Zyrtarë të presidentit të Korësë së Jugut janë shprehur se Koreja e Jugut dhe Presidenti I SHBA Donald Trump ranë dakort që të ushtrojnë më shumë presion përmes sanksioneve në Korenë e Veriut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikoi Luftën e Dytë Botërore, Murgesha: Një dallgë gjigante do “fshijë” SHBA-të këtë javë
Moti i keq në Rumani, 8 të vdekur, mbi 60 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.01107120513916
array(1) { ["section"]=> string(68) "donald-trump-ka-nje-nofke-per-kim-jong-e-quan-burri-i-raketave-92709" }