Donald Trump lë Shtëpinë e Bardhë: Ishte nder dhe privilegj të isha presidenti tuaj! Do të kthehemi sërish...

Publikuar tek: bota, më 14:48 20-01-2021 Donald Trump lë Shtëpinë e Bardhë: Ishte nder dhe privilegj të isha presidenti tuaj! Do të kthehemi sërish... Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbajtur fjalën e lamtumirës këtë të mërkurë teksa ka lënë Shtëpinë e Bardhë për t’u nisur drejt Floridas.

Trump dhe zonja e parë Melania, u larguan disa orë përpara se në Uashington DC të nisë inagurimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Gjatë fjalës para disa qindra simpatizantëve, Trump përmendi disa prej arritjeve të administratës së tij, dhe në fund la të hapur mundësinë e rikthimit.

“Ju duam, do të kthehemi sërish në ndonjë formë. Faleminderit!”, tha presidenti Trump.

“Bëmë uljen më të madhe të taksave në histori. Shpresoj të mos ua rrisin tasksat, por nëse e bëjnë, ua kam thënë! E gjithë bota u godit nga pandemia e megjithatë u ngritëm. E ndërtuam dyfish. Do të shihni numra pozitivë, nëse gjërat lihen siç janë. Na kujtoni nëse i shihni këto elementë pozitivë të ekonomisë. Kemi vendin më të mirë dhe ekonominë më të mirë në botë. Bëmë diçka që konsiderohet një mrekulli, ajo ishte vaksina. Do të duheshin shumë vite, por e bëmë në një vit. I lamë të gjitha në fushë, nuk kemi pse të themi “nëse do të punonim edhe pak më fort”, nuk mund të punosh më fort se kaq. Jeni të mrekullueshëm. Është nderi im dhe privilegji të kem qënë presidenti tuaj. Do të luftoj gjithmonë për ju, do të dëgjoj, do të shikoj. I uroj administratës së re fat dhe sukses. Besoj se do të kenë sukses, i kanë tashmë themelet për këtë. Ju duam, do të kthehemi sërish në ndonjë formë. Faleminderit”, u shpreh Trump. 

zxdfsdfgdsfghdeh4h.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pamjet 'LIVE': Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë para se të nisë ceremonia e inagurimit të Joe Biden
Iku herët për të shmangur takimin, por Trump ka lënë një letër për Biden »
Article Logic
Execution time: 0.01157283782959
array(1) { ["section"]=> string(104) "donald-trump-le-shtepine-e-bardhe-ishte-nder-dhe-privilegj-te-isha-presidenti-tuaj-do-te-kthehemi-235710" }