Donald Trump me një sugjerim 'të ri': Përdorni maska për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Publikuar tek: bota, më 07:59 04-04-2020 Donald Trump me një sugjerim 'të ri': Përdorni maska për të parandaluar përhapjen e koronavirusit Donald Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ka sugjeruar që qytetarët amerikanë të përdorin maska për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Rekomandimi ka ardhur nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, pasi numri i të infektuarve në SHBA është shumë i lartë.

Presidenti Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë.

"Maskat, janë vërtet sipas dëshirës së gjithkujt. Mund t’i mbani ose jo. Unë vetë zgjedh të mos ta mbaj por disa njerëz mund të duan ta mbajnë”, tha Trump.

Vendimi për të sugjeruar përdorimin e maskave, erdhi ndërsa guvernatorët e shteteve dhe spitaleve kanë shprehur shqetësim për mungesat e maskave profesionale për ekipet e ndërhyrjes së shpejtë. Po ashtu vjen në një kohë kur ekspertët kanë vënë në pikëpyetje vendimin e administratës për të mos nxitur përdorimin e maskës nga publiku, në ndryshim nga vendet e tjera të goditura nga virusi.

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA ka arritur mbi 277 mijë, ndërsa ka patur edhe 7402 viktima, ndërkohë që Nju Jorku është qyteti më i prekur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093991756439209
array(1) { ["section"]=> string(101) "donald-trump-me-nje-sugjerim-te-ri-perdorni-maska-per-te-parandaluar-perhapjen-e-koronavirusit-201270" }