Donald Trump merr vendimin përfundimtar, tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Publikuar tek: bota, më 18:56 08-05-2018 Donald Trump merr vendimin përfundimtar, tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump duket ta ketë marrë tashmë vendimin përfundimtar për t’u tërhequr marrëveshjen bërthamore me Iranin, mbetet vetëm të zyrtarizohet.

Lajmin e bën me dije Fox News nga burime zyrtare pranë Zëvendës Presidentit Mike Pence.

“Trump ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja dhe nesër fillon numërimi mbrapsht për 90 ditë nga rikthimi i sanksioneve”, raporton Fox News.

Vendimi i Trump duket përfundimtar dhe vjen pas përpjekjeve aleatëve europianë për ta bindur presidentin amerikan të mos e ndërmarrë një hap të tillë.

Marrëveshja bërthamore u arrit në vitin 2015 mes Republikës Islamike të Iranit dhe një grupi fuqive botërore: P5 + 1 (anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Rusia , Franca, Kina dhe Gjermania) dhe Bashkimi Europian, raporton Newsbomb.al.

Sipas marrëveshjes Irani do të reduktonte, konvertonte dhe ridizajnonte fabrikat bërthamore duke pranuar në të njëjtën kohë Protokollin Shtesë ndërsa fuqitë botërore do të hiqnin sankionet ekonomike që kishin ngrirë për vite të tëra miliarda dollarë nga industria e naftës.

Disa ditë më parë kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu tha se agjentët sekretë izraelitë kishin siguruar mijëra dokumente sekrete që tregonin se Irani e kishte shkelur marrëveshjen duke vijuar me programin e pasurimit të uraniumit.

Vendimi i Trump mund të sjellë hakmarrjen e Iranit duke rifilluar aktivitetet e ndaluara të pasurimit.

Në Teheran, presidenti Hassan Rouhani deklaroi se “Është e vërtetë që do të ndjejmë disa probleme për dy apo tre muaj por do të kalojnë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rizgjohet EBOLA? Ekspertët japin alarmin, shënohen 2 raste të reja të infektuarish
Marrin fund demostratat, kreu i opozitës merr postin e kryeministrit të Armenisë »
Article Logic
Execution time: 0.011638879776001
array(1) { ["section"]=> string(92) "donald-trump-merr-vendimin-perfundimtar-terhiqet-nga-marreveshja-berthamore-me-iranin-119982" }