Donald Trump ndalon Maradonën të hyjë në SHBA

Publikuar tek: bota, më 21:07 02-02-2018 Donald Trump ndalon Maradonën të hyjë në SHBA

Diego Armando Maradonës, ish yllit të futbollit argjentinas, i është mohuar vizë hyrëse për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja njoftojnë se shkaku për mohimin e kësa vize mund të jenë bërë disa qendrime të shprehura në një emision televiziv nga Maradona kundër Trump.

“Tramp-in nuk e shoh si politikan. Më ngjason me figurat e filmave të animuar. Kur e shikoj në TV, e shkyç televizorin”,- mësohet të jetë shprehur Maradona.

Ndërkohë disa ditë më parë Maradona ishte nisur për në Miami, ku duhej të merrte pjesë në një seancë gjyqësore, por nuk u lejua të kalonte në kufi.

Maradona në të shkauarën ka pasur miqësi të ngushtë me ish-liderin kubanez Fidel Castro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019659996032715
array(1) { ["section"]=> string(52) "donald-trump-ndalon-maradonen-te-hyje-ne-shba-108913" }