Donald Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Publikuar tek: bota, më 19:22 06-12-2017 Donald Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë gjatë një fjalimi këtë të mërkurë se SHBA do të njohë zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

"Sot më në fund, Shtetet e Bashkuara e njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit", tha Presidenti amerikan. Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara do të lëvizin ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem.

"Kjo nuk është asgjë më shumë se njohja e realitetit. Është diçka që duhet bërë. Ambasada amerikane të nisë menjëherë zhvendosjen në jeruzalem.

Ne duam një marrëveshje që është e madhe si për izraelitët ashtu edhe për palestinezët. Një marrëveshje që është e pranueshme nga të dyja palët. Dhe unë do bëj maksimumin për këtë marrëveshje. Me veprimin e sotëm unë mbështes dedikimin për një të ardhme me paqe dhe stabilitet në rajon. E di që do të ketë kundërshtime për këtë vendim.

Lindja e Mesme është një rajon i pasur me kulturë, njerëzit janë të mrekullueshëm, trima dhe të fortë. Por ne vo vazhdojmë luftën për të mundur radikalizmin që i mohon të ardhmen fëmijëve. Është koha që kundërshtive t’i përgjigjen me dialog e jo me dhunë”, deklaroi Donald Trump.

Njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit mund të pengojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Kjo për shkak se palestinezët gjithashtu pretendojnë të drejtën për të paktën një pjesë të Jeruzalemit ku ndodhen shumë vende të shenjta të myslimanëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Momente dramatike, luani i detit sulmon vajzën e vogël dhe e hedh në ujë (VIDEO)
Njohja e Jeruzalemit nga SHBA, vjen reagimi i parë nga Turqia: Dënojmë deklaratën e papërgjegjshme të Trump »
Article Logic
Execution time: 0.011722087860107
array(1) { ["section"]=> string(61) "donald-trump-njeh-jeruzalemin-si-kryeqytet-te-izraelit-102199" }