Donald Trump nuk do e pranojë rrogën si president, ja sa do humbasë në vit

Publikuar tek: bota, më 15:27 12-11-2016 Donald Trump nuk do e pranojë rrogën si president, ja sa do humbasë në vit

Donald Trump nuk do e pranojë rrogën si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të paktën këtë gjë ka thënë ai vetë më 17 shtator të 2015-ës, gjatë një eventi në Rochester, New Hampshire.

“Gjëja e parë që do të bëjë nëse zgjidhem president është se nuk do të pranoj rrogën. Nuk përbën ndonjë problem të madh për mua”, ka thënë presidenti i zgjedhur.

Nëse Trump i qëndron kësaj deklarate, atëherë do të heqë dorë nga 400,000 dollarë në vit, që është edhe pagesa e presidentit të SHBA-së.

Megjithatë, kjo shifër nuk është e madhe për republikanin pasi pasuria e tij sipas Forbes arrin në 3.7 miliardë dollarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026352882385254
array(1) { ["section"]=> string(79) "donald-trump-nuk-do-e-pranoje-rrogen-si-president-ja-sa-do-humbase-ne-vit-59311" }