Donald Trump përjashton imigrantët pa dokumenta nga hartat zgjedhore (Ja kush preket)

Publikuar tek: bota, më 21:27 21-07-2020 Donald Trump përjashton imigrantët pa dokumenta nga hartat zgjedhore (Ja kush preket) Votues

Presidenti Donald Trump nënshkroi një memorandum të martën që do të ndalonte numërimin e imigrantëve pa dokumenta, herën e ardhshme kur të vendosen kufijtë e distrikteve të votimit, një lëvizje që hasi reagimin e menjëhershëm të demokratëve.

"Përfshirja e këtyre të huajve të paligjshëm në popullsinë e shtetit kur të hartohen hartat zgjedhore, mund të sjellë si rezultat sigurimin e dy ose tre vendeve në Kongres, që në kushte të tjera nuk do të mund të fitoheshin”, thuhet në dokument.

Ekspertët e agjencisë amerikane të regjistrimit të popullsisë dhe juristë shfaqën dyshime për ligjshmërinë e këtij veprimi dhe thanë se nuk është e thjeshtë të zbatohet.

Teorikisht, Partia Republikane e Presidentit Trump mund të përfitojë, pasi kjo masë eleminon popullatën kryesisht jo të bardhë të imigrantëve që janë pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara, duke krijuar distrikte zgjedhore me shumicë të bardhë.

Po ashtu mund të sjellë si rezultat që shtetet me popullsi të dendur imigrantësh të humbin vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë, përfshirë shtete që anojnë nga demokratët, si Kalifornia me që ka 53 vende dhe Nju Jorku me 27.

VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013527870178223
array(1) { ["section"]=> string(90) "donald-trump-perjashton-imigrantet-pa-dokumenta-nga-hartat-zgjedhore-ja-kush-preket-214543" }