Donald Trump planifikon të shkatërrojë internetin

Publikuar tek: bota, më 18:22 21-11-2017 Donald Trump planifikon të shkatërrojë internetin

Qeveria amerikane pritet t’i japë fund Neutralitetit të internetit, një parim themelor i funksionimit të internetit.

Neutraliteti i Rrjetit është ideja që i gjithë trafiku i internetit trajtohet në të njëtën mënyrë

Por vendimi i ri do të lejojë ofruesit e shërbimeve të internetit të bllokojnë ose të ngadalësojnë qasjen në faqe të ndryshme të internetit dhe do t’i japë mundësinë atyre të vendosin kufizime kundrejt pagesave.

Kjo gjë shkel parimin bazë që ka ekzistuar prej ditës së parë kur i shpik interneti. Që asnjë uebfaqe apo shërbim nuk mund të marrë trajtim të veçantë nga kompanitë që bëjnë të mundur internetin. Nëse ky parim bie, ofruesit e shërbimeve të internetit do kenë mundësi të ngadalësojnë apo të shpejtojnë faqe të caktuara interneti, duke patur mundësinë që të vendosin edhe tarifa të veçanta për ofrimin e shërbimeve ekstra. Madje mund të detyrojnë përdoruesit të paguajnë shtesë për të parë faqe të veçanta në internet.

Disa nga kompanitë më të mëdha si Google, Facebook, Netflix dhe Reddit kanë protestuar kundër kësaj nisme, duke i shndërruar ëuebfaqet e tyre në në ngjyrë të zezë, si nënkuptim për atë çka mund t’ju ndodhë nëse Neutraliteti i Rrjetit bie.

Komisioni Federal i Komunikimeve, nën drejtimin e Donald Trump, ka thënë se do të shfuqizojë një ligj që ndalon ofruesit e shërbimeve të internetit nga ndërhyrja në atë që njerëzit e shohin në internet dhe sa e lehtë është të shihet.

"Duhet thjesht të vendosim rregulla që lejojnë kompanitë e të gjitha llojeve në çdo sektor të konkurrojnë dhe të lejojnë konsumatorët të vendosin se kush fiton dhekush humbet humbet”, tha Ajit Pai, kryetar i FCC-së amerikane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas 37 viteve në pushtet, dorëhiqet presidenti i Zimbabwe
Ju paguajnë 20 mijë euro për person nëse shkoni të jetoni në këtë qytet të Zvicrës »
Article Logic
Execution time: 0.011748075485229
array(1) { ["section"]=> string(56) "donald-trump-planifikon-te-shkaterroje-internetin-100389" }